Halimin e kritikon trajneri, Celinën tifozët

Halimin e kritikon trajneri, Celinën tifozët

17 February 2020 22:22

Jo të gjithë reprezentuesit e Kosovës kanë pasur fundjavë të suksesshme. Të paktën dy prej tyre kanë marrë kritika pas paraqitjeve që kishin.

Mesfushori ofanziv, Besar Halimi startoi te Sandhauseni që pësoi 1:0 nga Darmstadti në xhiron e 22-të të Bundesliga 2 të Gjermanisë. Halimi është zëvendësuar në minutën e 68-të, ndërsa trajneri Uwe Koschinat ka kritikuar publikisht mesfushorët. Sipas “kicker.de” ai ka kritikuar Besar Halimin e Robin Scheun. Sipas gazetës gjermane, të dy kishin paraqitje dëshpëruese.

“Në pozitat pas sulmuesve, nuk kemi pasur precizitetin për të shërbyer dy lojtarët përpara”, ka thënë Koschinat.

Ndërkohë Bersant Celina është zëvendësuar në minutën e 73-të në barazimin 4:4 të Swansea Cityt me Hull Cityn, në kategorinë e dytë angleze. Celina ka pritur rëndë zëvendësimin, ndërsa nga “Instagrami” ka larguar të gjitha fotografitë e futbollit. Kjo nuk ka kaluar pa u vërejtur, ndërsa tifozët e Swanseas kanë kritikuar Celinën në rrjete sociale. Sipas mediave të afërta me Swansean, nuk është hera e parë që Celina nuk ka pranuar mirë zëvendësimin.

Celina e Halimi janë prej lojtarëve kryesorë në mesfushën e Kosovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme