Sport

Messi e Hamilton fitojnë çmimin prestigjioz

Lionel Messi dhe Lewis Hamilton kanë ndarë çmimin “Laureus” që jepet për sportistin më të mirë të vitit. Messi e Hamilton kanë mposhtur sportistë tjerë të mëdhenj si Tiger Woods, Rafael Nadal, Marc Marquez e Eliud Kipchoge.

Messi e Hamilton kanë marrë vota të barabarta nga ish-sportistë të mëdhenj që janë pjesë e Akademisë Laureus.

Kampioni i Formula 1, Hamilton, mori çmimin nga ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger. Ylli i futbollit, Messi, nuk ishte në ceremoni. Ai udhëhoqi Barcelonën drejt titullit në La Liga edicionin e kaluar, ndërsa e fitoi çmimin “Ballon d’Or” për herë të gjashtë.

Gjimnastja amerikane Simone Biles ka fituar çmimin te sportistet.