Skuadra e LeBronit mposht atë të Giannisit në ndeshjen e yjeve të NBA-së Foto: Reuters

Skuadra e LeBronit mposht atë të Giannisit në ndeshjen e yjeve të NBA-së

17 February 2020 08:13

LeBron James ka drejtuar skuadrën e tij drejt fitores ndaj skuadrës së Giannisit të dielën mbrëma në “United Center” në Chicago, në ndeshjen e yjeve të NBA-së.

Ekipi i James triumfoi me 157:155 ndaj atij të Giannisit. Është hera e tretë rresht që LeBron James si kapiten drejton skuadrën e tij drejt fitores në ndeshjen e yjeve. Ndërkohë ishte hera e dytë që skuadrën tjetër e drejtonte alo me shtetësi greke Giannis Antetokounmpo.

Kawhi Leonard ka marrë trofeun e më të mirit të ndeshjes, të emërtuar tash si “Kobe Bryant MVP Award”. Ai shënoi 30 pikë, shtatë kërcime, katër asistime e pati edhe dy topa të vjedhur. LeBron James ndërkohë shtoi 23 pikë, gjashtë asistime e pesë kërcime.

Te skuadra e Giannisit më i miri ishte vetë Giannis Antetokounmpo me 25 pikë, 11 kërcime e katër asistime.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme