Milinkoviq-Saviq thotë se Lazio mund të luftojë për titull kampioni në Itali Foto: Reuters

Milinkoviq-Saviq thotë se Lazio mund të luftojë për titull kampioni në Itali

16 February 2020 23:29

Sergej Milinkoviq-Saviq insiston se caku kryesor i Lazios është top-katërshja, por pasi mposhti Interin për të dalë në pozitën e dytë ai ka shtuar shpresat për titull kampioni në Serie A.

Ashley Young i dha epërsinë Interit, para se Ciro Immobile e SMS të përmbysnin rezultatin.

Kjo e çon në 19 ndeshje rresht serinë pa humbje të Lazios, që tash është e dyta me vetëm një pikë më pak se lideri Juventus.

“Realizova gol, por fitoren e mori i gjithë ekipi. Është e vërtetë ajo që kemi thënë ditë më parë, jemi familje dhe duam të vazhdojë kështu. Ajo që ndihemi të obliguar të arrijmë është vendi që çon në Ligën e Kampionëve, por nëse jemi kështu deri në fund, pse të mos luftojmë për Scudetton? Interi nuk do të dorëzohet sepse fituam sonte, por as ne nuk do të dorëzohemi çka do që të ndodhë në të ardhmen. Do të shohim gjërat me kalimin e kohës”, ka deklaruar ai për “SkySport Italia”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme