Atletico Madridi nuk ka arritur të arkëtojë pikët e plota në udhëtim te Valencia, përkundër që dy herë arriti të kalonte në epërsi.
2 me 2 ishte rezultati përfundimtar i këtij takimi, transmeton Koha.net.
Llorente i dha epërsinë Atleticos në minutën e 15.
Vendasit barazuan shifrat në minutën e 40 përmes Gabrielit, megjithatë pas vetëm tre minutave Atletico e riktheu epërsinë përmes Thomasit.
E një pikë vendasve ia siguroi Kondogbia duke shënuar në minutën e 59 të takimit.