Me Fazlijin në përbërje, St. Galleni e ka “të garantuar” fitoren

Me Fazlijin në përbërje, St. Galleni e ka “të garantuar” fitoren

14 February 2020 11:29

Betim Fazliji ndoshta nuk është lojtari më i mirë i St. Gallenit, por definitivisht po e ndihmon shumë. 

Mesfushori, sipas gazetës zvicerane “Blick”, është lojtari që po i sjell fat skuadrës. Me të në përbërje, St. Galleni njeh vetëm fitoret. Në 13 ndeshje kampionale në të cilat është aktivizuar 20vjeçari, St. Galleni ka regjistruar po aq fitore dhe aktualisht mban vendin e parë në tabelë me 44 pikë pas 21 xhirove të zhvilluara, shkruan sot Koha Ditore.

“Nëse dikush dëshiron të fitojë para nga bastvënia, atëherë mjafton t’i bëjë një telefonatë Betim Fazlijit të St. Gallenit një natë para ndeshjes. Mjafton ta pyesësh nëse do të luajë. Nëse Faziliji luan, atëherë St. Galleni e ka fitoren e sigurt. Asnjë lojtar në futbollin profesionist të Zvicrës nuk është më i suksesshëm se Fazliji. Me të në përbërje, St. Galleni ka shumë fat. Në 13 ndeshje sa ka luajtur Fazliji, St. Galleni ka shënuar aq fitore”, ka shkruar “Blick” të enjten. 

Fazliji para fillimit të këtij edicioni është promovuar në ekipin e parë. Në 13 ndeshje, ai ka shënuar edhe një gol. 

Në tetë ndeshjet e tjera në të cilat nuk ka luajtur Fazliji, St. Galleni ka arritur vetëm një fitore, dy barazime dhe ka pësuar pesë herë. 

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme