Ballkani në gjysmëfinale të Kupës

Ballkani në gjysmëfinale të Kupës
Ballkani është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, raporton KTV.
Kjo, pas fitores prej 2 me 0 në udhëtim ndaj Dukagjinit.
Golin e parë e shënoi Blend Baftiu në minutën e 47. Kurse golin e dytë e shënoi Artur Magani pas dhjetë minutave.
Ballkani dyfishon epërsinë ndaj Dukagjinit
Ballkani ka dyfishuar epërsinë ndaj Dukagjinit.
Ishte Artur Magani ai që realizoi golin e dytë në minutën e 57 të takimit.
Baftiu kalon Ballkanin në epërsi
Ballkani ka kaluar në epërsi me të filluar pjesa e dytë në sfidën e sotme ndaj Dukagjinit në kuadër të Kupës së Kosovës.
Ishte Blend Baftiu ai që shënoi që minutën e 47 të ndeshjes, transmeton KTV.
Pa gola në pjesën e parë ndërmjet Dukagjinit dhe Ballkanit
Ka përfunduar pa gola pjesa e parë ndërmjet Dukagjinit dhe Ballkanit, raporton KTV.
Ballkani arriti të kalojë në epërsi përmes Blend Baftiut, në kohën shtesë të pjesës së parë, por goli iu anulua nga gjyqtari për prekje me dorë.
Kjo shkaktoi protesta të mëdha te Ballkani.
Dukagjini – Ballkani nis me një minutë heshtje
Ndeshja e sotme ndërmjet Dukagjinit dhe Ballkanit ka nisur me një minutë heshtje për vdekjen e doktorit Gjon Gjidoda, transmeton KTV.
Kjo ndeshje është e vlefshme për çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.
Ndeshja është me eliminim direkt, dhe fituesi kalon në gjysmëfinale.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Coutinho refuzon largimin nga Aston Villa

PSG-ja insiston për Silvan

Rodri drejt Barcelonës

Leipzigu kërkon 100 mln për Gvardiolin

Reali me ofertë për Barellan

Liverpooli pritet t’i ofrojë kontratë të re Firminos

Monza shmangu disfatën nga Sampdoria në minutën e 99-të

Fitore e rëndësishme e Balliut me Vallecanon

Klubet i ka lodhur zbrazja e palestrave, kërkojnë heqjen e masave nga FBK-ja

Kroatët shkruajnë për rritjen e Rrahmanit: U shit për dy milionë, tani vlen 25 milionë

Shiffrini nuk arrin ta përfundojë garën e parë në Botëror
