Sport

Bayerni e Liverpooli në garë për Havertzin

Liverpooli është adhurues shumë i madh i futbollistit të Bayer Leverkusenit në Gjermani, Kai Havertz.

Nga afër, futbollistin e Leverkusenit është duke e përcjellë edhe gjiganti gjerman, Bayern Munich, pasi deri tani, ai ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në Bundesliga, transmeton KTV.

Megjithatë, Bayerni mund të bëjë lëvizje për 20-vjeçarin, vetëm në rast se Barcelona vendos që ta kthejë brazilianin në Katalonjë, në të kundërtën, do t’u hapte rrugë “Të Kuqve” të Kloppit që ta bëjnë hapin tjetër.

Mesfushori me tipare sulmuese, 20-vjeçari Havertz, në 25 ndeshje në të gjitha garat, ka regjistruar pesë gola e dy asistime.