Rakitiq i pakënaqur te Barcelona Foto: Reuters

Rakitiq i pakënaqur te Barcelona

03 February 2020 23:44

Mesfushori kroat Ivan Rakitiq nuk është i kënaqur që mbeti pjesë e Barcelonës deri në fund të këtij sezoni.

Ai kishte dy opsione të mira gjatë janarit, pasi për të interesim kishin shprehur dy skuadrat e mëdha evropiane, Manchester United dhe Juventusi, transmeton KTV.

Por 31-vjeçari i Kroacisë mbeti pjesë e Barcelonës të paktën deri në fund të këtij edicioni, ndonëse ka vetëm 16 paraqitje në La Liga të Spanjës.

Futbollisti i pozitës qendrore pjesë e Barcelonës është që nga viti 2014, derisa me këtë skuadër ka kontratë deri në fund të edicionit të vitit të ardhshëm.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme