Kosova në futsall ka nisur me fitore bindëse raundin e parë kualifikues në kuadër të eliminatoreve për Evropianin e vitit 2022.
Në kuadër të Grupit F, “Dardanët” fituan thellë ndaj Austrisë, 4 me 2. Dy gola i shënoi Malush Qerimi, ndërsa nga një e shtuan Dardan Topilla dhe Arbër Dobroshi. Tek Austria realizuan Mirza Jatic e Adilaid Dizdarevic.
Nesër Kosova do të përballet me Gjermaninë, ndërsa me Gjeorgjinë vendase luan më 1 shkurt.
Synimi i “dardanëve” është një prej dy pozitave të para në grup, në mënyrë që të avancojnë në fazën tjetër. Fituesi i grupit kualifikohet direkt në fazën e grupeve, derisa vendi i dytë do të luajë në plejof për të siguruar një vend në grupe.