Fenerbahçe refuzon 28 milionë eurot e Burnleyt për Muriqin

Fenerbahçe refuzon 28 milionë eurot e Burnleyt për Muriqin

29 January 2020 08:49

Pas refuzimit të ofertave nga Tottenhami e Manchester Unitedi, drejtuesit e Fenerbahçes kanë refuzuar edhe atë të ekipit tjetër nga Anglia, Burnley për sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi.

E përditshmja turke “Milliyet”, ka raportuar të martën se Burnley ka ofruar 28 milionë euro dëmshpërblim, më së shumti deri më tash, por Fenerbahçe ka rezistuar për të mbajtur Muriqin të paktën deri në verë.

“Fenerbahçe ka refuzuar edhe ofertën rekorde prej 28 milionë eurosh nga Burnley për Vedat Muriqin. Te Fenerbahçe janë të vendosur për ta mbajtur sulmuesin deri në fund të këtij edicioni, pasi janë të bindur se me Muriqin në përbërje mund ta fitojnë titullin e kampionit”, ka shkruar “Milliyet”, transmeton Koha Ditore.

Muriqi para fillimit të këtij edicioni u transferua te Fenerbahçe nga Rizespori për 3.5 milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2023. 25-vjeçari deri më tash ka shënuar 13 gola në 20 ndeshje këtë edicion.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme