Bryant ishte lidhja mes Jordanit dhe Jamesit

Bryant ishte lidhja mes Jordanit dhe Jamesit

29 January 2020 09:47

Të shtunën mbrëma, pasi që e kaloi Kobe Bryantin në listën e shënuesve më të mirë në histori të NBA-së, LeBron James mori një telefonatë nga Bryanti, i cili e kishte uruar yllin edhe në Twitter. Bryanti donte me çdo kusht edhe të uronte nëpërmjet telefonit Jamesin.

Dy ikonat e basketbollit patën një bisedë të ngrohtë dhe festive.

Mes tyre kishte respekt të dyanshëm dhe admirim, miqësi që ishte bërë më e fortë në vitet e fundit. James kishte nderuar Bryantin gjatë ndeshjes të së shtunës mbrëma ndaj Philadelphia 76ers, kur arriti në vend të tretë në listën e shënuesve më të mirë të të gjitha kohëve, duke mbajtur në atlete shkrimin “Mamba 4 Life”, një referencë ndaj nofkës së Bryantit. James ka folur për miqësinë mes tyre më pas.

“Më duket joreale. Nuk ka kuptim, por universi thjesht të vendosë gjëra në jetën tënde”, tha James.

Ditën tjetër Bryant dhe tetë të tjerë, përfshirë vajza e tij 13-vjeçare Gianna, humbën jetën në aksident ajror në Calabasas të Los Angelesit. Erdhi te një fund i shpejtë i miqësisë mes dy ikonave, Bryantit dhe Jamesit, lojtarë që kanë dominuar NBA-në si pasardhës të Michael Jordanit, duke kanalizuar motivin e tyre dhe talentin, për t’u bërë të mëdhenj vetë dhe për të lënë trashëgiminë e tyre në sport... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme