“Ballistët” nga Tetova u bashkohen “Dardanëve”, “Plisat” ua ruajnë shpinën

“Ballistët” nga Tetova u bashkohen “Dardanëve”, “Plisat” ua ruajnë shpinën

Tahir Sopi Tahir Sopi 29 January 2020 08:30

Pak orë pasi grupet maqedonase të tifozëve, njoftuan se janë bërë bashkë në përkrahje të Maqedonisë së Veriut për ndeshjen e plejofit të Ligës së Kombeve kundër Kosovës, një grup tifozësh nga zemra e Maqedonisë, Tetova, ka njoftuar se do të përkrahë “Dardanët” në ndeshjen e 26 marsit, që do të luhet në Shkup.

Grupi i tifozëve i klubit shqiptar të futbollit, Shkëndija, “Ballistët”, ka bërë të ditur të hënën mbrëma përmes faqes në Facebook se do të përkrahë Kosovën në ndeshjen gjysmëfinale të plejofit të Ligës D. E grupi tjetër shqiptar nga ky vend, “Shfercerat” e Shkupit, është deklaruar si neutral për këtë përballje. Grupi shkupjan do të vazhdojë të përkrahë vetëm Kombëtaren e Shqipërisë, si deri më tash, shkruan Koha Ditore.

“Obligim kombëtar përkrah vëllezërve shqiptarë! Askush nuk mund t’i ndalojë ndjenjat e hiç më pak të harrojë dhe të shkelë amanetin e lashtë, se vëllai është për vëllain! Vëllezër jemi dhe ne këtu në Tetovë dhe me të gjithë anembanë! Po për Kosovën/Dardaninë tonë shqiptare, kundër sllavëve! Ballistët me të gjitha forcat drejt Shkupit, në arenën ‘Adem Jashari’!“, është thënë në komunikatën e grupit të tifozëve “Ballistët” nga Tetova.

E një grup tjetër që deri më tash ka përkrahur vetëm Kombëtaren, “Plisat” nga Prishtina, do të jetë në Shkup në mbrëmjen e 26 marsit.

Udhëheqës të këtij grupi thonë se nuk do të futen në stadium, por do të mbetën jashtë tij për t’i siguruar “Dardanët” dhe të tjerët që do të jenë në stadium në përkrahje të Kosovës. Kushtrim Ramadani, përfaqësues i “Plisave”, ka thënë se grupi ka informata që në stadium dhe jashtë stadiumit do të ketë shumë tifozë serbë që do të mundohen të shkaktojnë tollovi... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme