Sport

Ndeshjet në NBA nisin me një minutë heshtje për Bryantin

Ndeshjet në NBA nisin me një minutë heshtje për Bryantin

Ndeshja e basketbollit në NBA mes Denver Nuggetsit e Houston Rockets ka nisur me një minutë heshtje në nderim të legjendës Kobe Bryant, që vdiq këtë të diel në një aksident me helikopter në Kaliforni.

Vdekja e Bryantit shokoi botën e basketbollit dhe më gjerë. Pos tij, në këtë aksident vdiqën edhe katër persona të tjerë, me një nga to që dyshohet të jetë e bija e legjendës së basketbollit.