Sport

Unitedi synon Southgaten si zëvendësues të Solskjaerit

Manchester Unitedi është duke shikuar një zëvendësues për trajnerin Ole Gunnar Solskjaer, pas rezultateve jo të kënaqshme të këtij të fundit.

Daily Mail raporton se në vend të Solskjaerit “Djajtë e Kuq” mund ta sjellin trajnerin e kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate.

Southgate mund të bëhet trajner i Unitedit pas përfundimit të Euro 2020.

Derisa një emër tjetër që mund të marrë drejtimin e Unitedit është edhe ish-trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino.