Muriqi vazhdon të shkëlqejë, shënon edhe ndaj Bashakshehirit Foto: Ilustrim

Muriqi vazhdon të shkëlqejë, shënon edhe ndaj Bashakshehirit

25 January 2020 20:12

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi po vazhdon me formën e lartë në elitën e futbollit turk.

Ai sot ka ndihmuar skuadrën e tij, Fenerbahçen me një gol në fitoren prej 2 me 0 ndaj Bashakshehirit, transmeton Koha.net.

Kruse shënoi golin e parë në minutën e 72, derisa Muriqi shënoi golin e dytë me lehtësi në minutën e 86.

Ky ishte goli i tij i 12 këtë edicion, derisa ka edhe 4 asistime.

Feneri mban vendin e dytë tani me 37 pikë, derisa Bashakshehiri në vendin e tretë ka një pikë më pakë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme