Sport

Dortmundi pa problem ndaj Kolnit, Haalandi i pandalshëm

Descriptive Text

Dortmundi ka shënuar fitore të lehtë në shtëpi ndaj Kolnit, me rezultat prej 5 me 1.

E sërish ka shkëlqyer sulmuesi norvegjez, Haaland, duke shënuar dy gola, transmeton Koha.net.

Kurse tri golat e tjerë i shënuan Guerreiro, Reus e Sancho.

Për mysafirët golin e vetëm e shënoi Uth në minutën e 65.

Me këtë fitore Dortmundi shkon në kuotën e 36 pikëve në vendin e tretë, derisa Kolni në vendin e 13 ka 20 pikë.