Sport

Mërgim Vojvoda me supergol në fitoren e Standard Lieget ndaj Oostendes

Mbrojtësi kosovar, Mërgim Vojvoda ka shënuar një gol shumë të bukur në fitoren e sotme të Standard Lieget ndaj Oostendes.

Vendasit shënuan fitore prej 2 me 1, derisa arritën të përmbysin rezultatin, transmeton Koha.net.

Capon i dha epërsinë ekipit mysafir në minutën e 54.

Kurse shifrat i barazoi Vojvoda në minutën e 80. Kurse golin e fitores e shënoi Laifis nëntë minuta më vonë.

Liege zë vendin e katërt në elitën e futbollit belg me 41 pikë, derisa në vendin e parafundit Oostende ka 18 pikë.