Sport

Barcelona rivalizon Interin për transferimin e Eriksenit

Foto: Reuters

Barcelona ka kontaktuar Tottenhamin për Christian Eriksenin, raporton Sky Sports.

Sulmuesi mesfushorë është shumë pranë arritjes së një marrëveshje me Interin, ndërsa raportohej se ai është takuar me drejtorin e Tottenhamit, Daniel Levyn për të folur rreth shkuarjes së tij drejt San Siros, transmeton Koha.net.

Por sot raportohet se Barcelona ka pyetur për të dhe mund të bëjnë një ofertë të majme për të gjatë këtij muaji.