Roma është duke u interesuar që ta marrë në radhët e saja ish lojtarin e Manchester Unitedit, Adnan Januzaj, pas dështimit të përpjekjeve për të huazuar Xherdan Shaqirin, sipas Sky Italy.
Klubi italian janë në kërkim të një sulmuesi ndërsa kanë identifikuar Shaqirin si njërin prej lojtarëve kryesor për ta transferuar, por Liverpooli kanë insistuar se nuk do të lejojë largimin e 28 vjeçarit nga Angieldi gjatë këtij muaji dhe se do të kërkoj më së paku 27 milionë euro për të gjatë afatit të transferimeve të verës.