Evertoni afër transferimit të brazilianit, Everton

Evertoni afër transferimit të brazilianit, Everton

23 January 2020 22:23

Skuadra e elitës së futbollit anglez, Everton, është shumë pranë transferimit të yllit brazilian të Gremios, Everton, njoftoi “Goal.com” të enjten.

Skuadra braziliane Gremio kërkon 40 milionë euro dëmshpërblim për sulmuesin 23-vjeçar, por krerët e Evertonit janë të bindur se mund të ulin këtë shifër, transmeton Koha Ditore.

Gremio ka vetëm 50 për qind të të drejtave të sulmuesit, ndërsa futbollisti dhe disa investues kanë gjysmën tjetër. Evertoni ka kontratë me Gremion deri në fund të vitit 2023.

Ai ka luajtur 14 ndeshje me Brazilin dhe ka shënuar tre gola. Stinorin e kaluar, në 42 ndeshje në të gjitha garat shënoi 15 gola dhe asistoi shtatë të tjerë.

Evertoni po kërkohet edhe nga skuadra të tjera të mëdha evropiane.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme