Sport

Gjakova e bronztë në Grand Prix në Izrael

Nora Gjakova ka fituar medaljen e bronztë, në Grand Prix të Tel Avivit.

Xhudistja kosovare, në luftë për vendin e tretë, arriti ta mposhtte portugezen Telma Monteiro.

Nora, në kategorinë deri në 57 kg, fitoi dy luftëra ndaj Leung të Kinës dhe Kionkina të Rusisë, për t’u ndalur në çerekfinale nga Receveaux (Rresevuu) e Francës.

Gjakova shënoi fitore në repesazh kundër xhudistes nga Azerbajxhani, Alexandra-Larisa Florian, transmeton KTV. 

Xhudistes kosovare iu deshën vetëm 29 sekonda për ta mposhtur Florianan me ippon dhe më pas u rendit e treta në podiumin e Grand Prix së Tel Avivit.

Përveç Norës, garuan edhe Flaka Loxha në kategorinë deri në 57 kg dhe Erza Muminoviq deri në 52 kilogramë, të cilat debutuan në garën e senioreve, por që nuk arritën të kalojnë luftërat e para.

Të premten, në këtë garë do të garojë edhe xhudistja Laura Fazilu.