Derbi i Londrës mbyllet baras Foto: Reuters

Derbi i Londrës mbyllet baras

21 January 2020 23:08

Derbi i Londrës mes Chelseat dhe Arsenalit ka përfunduar baras 2 me 2 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 24-të të Premier Ligës.

Chelsea ishte dy herë në epërsi, me “Topçinjtë” që u rikthyen. “Blutë” epërsinë e parë e siguruan në minutën e 28-të, përmes Jorginhos që realizoi nga penaltia. Në këtë rast, David Luiz i Arsenalit u ndëshkua me të kuq pas një ndërhyrjeje të parregullt.

Në pjesën e dytë, Gabriel Martinelli riktheu Arsenalin në lojë duke shënuar pas një kundërsulmi në minutën e 63-të.

Chelsea sërish mori epërsinë duke shënuar përmes Cesar Azpilicuetas në minutën e 84-të. Por kur pritej që kjo të mjaftonte që Chelsea të fitonte, Arsenali barazoi sërish. Hector Bellerin realizoi në minutën e 87-të për 2 me 2 dhe rezultatin përfundimtar.

Në tabelë, Chelsea është i katërti me 40 pikë, ndërsa Arsenali ka dhjetë pikë më pak në pozitën e dhjetë.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme