Roma ka fituar 3 me 1 si mysafire e Genoas në xhiron e 20-të të Serisë A.
Cengiz Under dhe Edin Xheko me nga një gol dhe një autogol i Davide Biraschit ishin kontribuuesit në fitoren e Romës. Te Genoa shënoi Goran Pandev.
Roma është e katërta në tabelë me 38 pikë, ndërsa Genoa është e parafundit me 19 pikë.
