Ndizet Peja, fiton derbin ndaj Prishtinës

Ndizet Peja, fiton derbin ndaj Prishtinës

19 January 2020 18:44

Në një atmosferë të zjarrtë në “Karagaçi”, Peja ka vulosur rikthimin e fuqishëm në basketbollin e Kosovës duke mposhtur Prishtinën në derbin e zjarrtë.

Peja e rikthyer ka fituar përballjen me Prishtinën në kuadër të xhiros së 21-të të Superligës së Kosovës me rezultat 82:76, në një ndeshje që u bë dramatike në minutat e fundit edhe pse Peja ishte në epërsi të vazhdueshme që nga fillimi.

Pjesa e parë i takoi plotësisht vendasve që arritën të mbyllnin 20 minutat e parë të ndeshjes me epërsi prej 19 pikësh, 51:32. Në dy periudhat tjera, “Plisat” u këndellën, duke i fituar të dyja, por që nuk ishin mjaftueshëm sa për të përmbysur rezultatin.

Ylli i Pejës, Dardan Berisha realizoi 26 pikë në këtë ndeshje, ndërsa Drilon Hajrizi shtoi 15 pikë e 12 kërcime. Te Prishtina u dallua Jordan Johnson me 26 pikë të shënuara.

Prishtina mbetet lider me 33 pikë, aq sa ka Rahoveci. Peja del në pozitën e pestë me 28 pikë, dy më pak se Bashkimi që është i katërti. Në vend të tretë është Ylli me 32 pikë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme