Manchester Unitedi vihet pas Meunierit

Manchester Unitedi vihet pas Meunierit

17 January 2020 21:33

Manchester Unitedi ka shprehur interesim për shërbimet e mbrojtësit të djathtë, Thomas Meunier, raportoi të premten “The Sun”.

Bëhet e ditur se Manchesteri i ka ofruar PSG-së tre milionë euro dëmshpërblim për Meunierin, i cili ka kontratë deri në fund të këtij edicioni.

Belgu pëlqehet shumë nga trajneri i Manchesterit, Ole Gunnar Solskjaer, që po insiston në transferimin e tij gjatë këtij muaji, transmeton Koha Ditore.

Meunier këtë edicion ka një gol dhe dy asistime në 19 paraqitje në të gjitha garat me PSG-në.

28-vjeçari te PSG-ja është transferuar nga Brugge në vitin 2016 dhe ka 40 ndeshje e shtatë gola me Belgjikën. Pos Manchesterit, interesim për të kanë treguar edhe Arsenali e Juventusi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme