Lampard: Barkley do të qëndrojë te Chelsea

Lampard: Barkley do të qëndrojë te Chelsea

17 January 2020 17:55

Frank Lampardi thotë se nuk ka shanse që Ross Barkley të largohet nga Chelsea gjatë këtij muaji, pas raportimeve se ai do t’i bashkohet West Hamit.

Menaxheri i West Hamit, David Moyes nuk e përjashtoi mundësin e marrjes së Barkleyit, kur u pyet për të gjatë kësaj jave, duke thënë “çdo gjë që ne mendojmë se do ta përmirësoj ekipin tonë ne do të jemi të interesuar që ta marrim”, transmeton Koha.net.

“Nuk ka bisedime këtu te ne për largimin e Ross Barkley”, ka insistuar Lampardi.

“Ai është lojtar i yni, ai ka luajtur në ndeshjet e fundit dhe ishte shumë i mirë. Unë jam shumë i lumtur me të”, ka shtuar ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme