Edon Zhegrova ka shpërthyer në krahun e djathtë dhe ka shënuar gol të bukur për t’ia siguruar Baselit fitoren 1:0 ndaj skuadrës rumune FCSB, të enjten paradite në Marbella të Spanjës.
Zhegrova është aktivizuar në minutën e 65-të, si shumë lojtarë të tjerë të Baselit, ndërsa ka vendosur sfidën përgatitore në minutën e 85-të. Ai shënoi me asistim të Orges Bunjakut.
Goli i së enjtes është një hap tjetër para për Zhegrovën, që po i bind gjithnjë e më shumë drejtuesit e Baselit, transmeton Koha Ditore.
Sipas “blick.ch”, Baseli pritet t’i ofrojë kontratë reprezentuesit të Kosovës, nëse ai bën zhvillim të mëtejmë në lojën defensive. Zhegrova është i huazuar te Baseli nga Genku belg, deri në verë.
Baseli zviceran ka kohë deri në maj që të shprehë interesin për të shfrytëzuar opsionin për të blerë kartonin e Zhegrovës nga Genku.
Në një shkrim të publikuar të enjten, “Blick” e ka vlerësuar teknikën e Zhegrovës. Ai po e ka përkrahjen e prindërve në Marbella, ku Baseli po zhvillon fazën përgatitore.
Zhegrova është vlerësuar i paparashikueshëm në sulm, por kalimi i vazhdueshëm para i tij po hap probleme për mbrojtjen e skuadrës. Sipas gazetës zvicerane, ai shpesh harron plotësisht për mbrojtjen.
Te Baseli po punojnë për të forcuar anën mbrojtëse të Zhegrovës....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)