Sport

Kosova ia ngroh zemrën lojtarit që e synojnë “dardanët”

 

Është larguar nga Kosova ende pa i mbushur dy vjet dhe mund të kthehet në vend si yll i futbollit. Ka kohë që Elvis Rexhbeçaj lidhet me mundësinë që të paraqitet për përfaqësuesen e Kosovës në futboll.

Rexhbeçaj deri më tash nuk ka luajtur për ndonjë përfaqësuese dhe nuk ka dhënë shenjë nëse do të pranojë të luajë për Kosovën. Por një deklaratë e tij mund të jetë shpresëdhënëse për tifozët e përfaqësueses së Kosovës, transmeton Koha Ditore.