Sport

Meçi i mundjes Gjeorgji - Ukrainë kthehet në përleshje masive

Descriptive Text

Një meç i turneut të mundjes “Yasar Dogu” në Turqi është shndërruar në përleshje masive mes ekipit të Gjeorgjisë e Ukrainës, duke i përfshirë edhe anëtarët e stafit të ekipeve.

Meçi gjysmëfinal në kategorinë nën 79 kilogramë te meshkujt mes gjeorgjianit Zurab Erbotsanashvilit dhe Khasan Zakarievit mori fund dramatik kur sporti tradicional u kthye në “përleshje rrugësh”.

Kjo përleshje shpërtheu kur ukrainasi goditi me shuplakë kundërshtarin i cili ia riktheu me disa grushte.

Trajneri i Zakarievit reagoi i pari duke ndërhyrë e duke grushtuar rivalin gjeorgjian.

Dueli shpejt eskaloi me stafin e të dy ekipeve që hyri në ring.

Të dy garuesit u diskualifikuan për sjellje josportive.