Drin Kokaj përfundon garimin në Lojërat Olimpike Dimërore “Lozana 2020”

Drin Kokaj përfundon garimin në Lojërat Olimpike Dimërore “Lozana 2020”

14 January 2020 13:03

Skitari ynë, Drin Kokaj, përfundoi garimin në Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj “Lozana 2020”.

Ashtu sikurse në sllallom të madh, fati nuk ishte me Drinin, i cili u diskualifikua pas lëshimit të parë, të mbajtur sot në Qendrën Skitare “Les Diablerets” të Lozanës.

Fillimisht Kokaj doli i 50-ti nga 77 garues, por më pas gjyqtarët gjetën një gabim gjatë lëshimit, për çka e diskualifikuan.

Sidoqoftë, kjo është një përvojë e mirë për Drinin i cili pati rastin të garojë në ngjarjen më të madhe sportive për të rinj.

Në “Lozana 2020”, pjesëmarrëse ishte edhe skitarja tjetër, Era Shala, e cila theu këmbën gjatë përgatitjeve.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme