Sport

Sarri ka lënë anash kokëfortësinë dhe kjo po e shtyn drejt suksesit

Foto: Reuters

Maurizio Sarri mund të ketë mësuar nga humbjet e rënda në mesin e stinorit të kaluar te Chelsea, kur u tall për kokëfortësinë e tij për t’i qëndruar besnik sistemit shumë teknik me pasime.

Apo edhe nga dështimet në momentet e fundit me Napolin, ku skuadra e tij dy herë kishte qenë në krye të renditjes në mesin e stinorit, por kishte përfunduar nënkampione në të dy rastet, pas lëshimeve të bëra në xhirot e fundit, shkruan sot Koha Ditore.

Kur ka përfunduar gjysma e stinorit të tij të parë te Juventusi, shpesh ka qenë e vështirë të dallohen gjurmë të “Sarri-ball”, stilit të lojës me pasime të shkurtra e vertikale që ia siguruan Sarrit famë, së pari tek Empoli e më pas te Napoli.

Loja e Juventusit ende nuk mund të definohet. Ishte ai gol i famshëm i Gonzalo Higuainit në fitoren ndaj Interit në tetor, që u shënua pas 24 prekjeve të topit; por është edhe fitorja e vështirë 2:1 të dielën në udhëtim ndaj Romës. Juventusi nisi furishëm dhe krijoi epërsi 2:0 në minutat e parë, para se të binte nga ritmi tërësisht pas një orë lojë dhe u desh të mbahej për të siguruar pikët e plota. Juventusi ka krijuar një epërsi prej dy pikëve në krye të Serie A.
Pas ndeshjes, Sarri është pyetur nëse skuadra e tij e tashmë luan si skuadrat e tij të kaluara.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në gazetën “Koha Ditore”)