Ikjet e sportistëve të famshëm iranianë

Ikjet e sportistëve të famshëm iranianë

14 January 2020 11:25

Njoftimi nga medalistja e vetme olimpike nga Irani, Kimia Alizadeh, se ka ikur nga vendi, e ka bërë atë një nga shumë sportistët elitarë të Iranit që kërkon shtëpi të dytë.

Ikjet janë bërë për arsye të ndryshme dhe nga sporte të ndryshme, shkruan sot Koha Ditore.

Ja disa nga ikjet më të mëdha.

Kimia Alizadeh

Kimia Alizadeh bëri histori kur garoi në lojërat olimpike “Rio 2016” në taekwondo. Në moshën 18-vjeçare ajo e mposhti suedezen Nikita Glasnoviq 5:1 në luftën për medalje të bronztë (-57 kg). Kjo e bëri atë iranianen e parë që fitoi medalje olimpike. Pas atij suksesi, ajo ndjeu se autoritetet e shtetit po përdorin suksesin e saj si vegël për propagandë. Tash 21-vjeçare, ajo është zhdukur në fundjavë, ndërsa ka raportime se është vendosur në Holandë. Ndonëse nuk e ka konfirmuar se ku gjendet, ajo ka bërë të ditur në një postim në Instagram se ka lënë Iranin pasi nuk ka dashur të jetë pjesë e “hipokrizisë, gënjeshtrave dhe padrejtësisë”.

“Unë kam veshur çfarëdo që më kanë thënë të vesh dhe kam përsëritur çfarëdo fraze që më kanë thënë ta përsëris. Asnjë nga ne nuk ka rëndësi për ta, thjesht jemi vegla”, ka shkruar ajo.

Ajo e ka përshkruar veten si një nga miliona femra të shtypura në Iran.

Shohreh Bayat, Mitra Hejazipour dhe Alireza Firouzja

Sado e madhe që është ikja e Alizardehut, nuk është e para më 2020, ndonëse kanë kaluar më pak se dy javë nga ky vit. Dy figura kyç në shahun e Iranit, Shohreh Bayat dhe Mitra Hejazipour, ishin përjashtuar pasi kishin hequr shaminë në garat jashtë vendit. Veprimi ishte konsideruar si shkelje e kodit obligues të veshjes.

Bayat është një refere ndërkombëtare e shahut dhe në të kaluarën ishte femra e parë që mbajti postin e sekretares së përgjithshme në një federatë sportive në Iran. Ajo ka thënë se nuk do të kthehet në Iran pasi fotot ishin publikuar ndërsa ajo nuk mbante shaminë gjatë Botërorit të femrave në Shanghai në vitin 2020.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në gazetën “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme