Sport

Mustafi gjithnjë e më afër Galatasarayt

Mustafi gjithnjë e më afër Galatasarayt

Qendërmbrojtësi Shkodran Mustafi pritet që gjatë kësaj jave të prezantohet te skuadra nga Turqia, Galatasaray.

Mediumet angleze kanë raportuar të hënën se agjenti i Mustafit është në Turqi për të finalizuar kalimin e tij te Galatasaray nga Arsenali, shkruan Koha Ditore. Mustafi te Galatasaray do të huazohet deri në fund të edicionit, ku ekipi turk do ta ketë mundësinë e blerjes së kartonit të tij për 15 milionë euro.