Sport

Southamptoni mposht edhe Leicesterin

Foto: Reuters

Pasi kishte arritur të mposhte Chelsean e Tottenhamin në ndeshjet e fundit, Southamptoni e ka mposhtur sot edhe skuadrën tjetër në formë, Leicesterin.

Mysafirët arritën të shënojnë fitore prej 2 me 1, transmeton Koha.net.

Leicesteri e nisi më mirë takimin duke kaluar ne epërsi në minutën e 14 përmes Praetit, i cili shënoi nga asistimi i Vardyt.

Megjithatë mysafirët e përmbysën rezultatin në vazhdim, duke shënuar dy herë.

Armstrong shënoi golin e parë në minutën e 19, kurse Ings në minutën e 81 shënoi golin e fitores.

Leicesteri mbetet në kuotën e 45 pikëve në vendin e dytë, derisa Southamptoni në vendin e 12 ka 28 pikë.