Sport

“Kicker” përfshin edhe Rashicën ndër sulmuesit më të mirë në Bundesliga

Çdo gjashtë muaj, “Kicker” lanson renditjen e lojtarëve më të mirë në Bundesliga në kategori të ndryshme.

Aty është shpallur edhe lista me sulmuesit më të mirë të gjysmës së parë të edicionit 2019/20.

Në sy bie edhe prezenca e sulmuesit nga Kosova, Milot Rashica.

Futbollisti i Werder Bremenit është renditur në vendin e katërt.

Para tij janë Robert Lewandowski, Timo Werner dhe Marcus Thuram.

Ndryshe, këtë edicion me Werder Bremenin, ka qenë më i miri.

Në 15 ndeshje në të gjitha garat, vushtrriasi ka shënuar nëntë gola dhe ka dhuruar tri asistime.