Sport

Orges Bunjaku nënshkruan me Baselin

Orges Bunjaku ka nënshkruar kontratë profesionale me Baselin në Zvicër, duke e rritur numrin e lojtarëve me prejardhje nga Kosova te klubi zviceran.

Lajmin e ka bërë të ditur Baseli, i cili ka zbuluar se 18-vjeçari ka nënshkruar deri në vitin 2022.

Sipas njoftimit, Bunjaku është pjesë klubit që nga viti 2015, ku ka kaluar me suksese deri te grup-mosha U21, raporton Sporti në KTV.

Image

Mesfushori nga Kosova, që vesh fanellën e Zvicrës U19, ka thënë për faqen zyrtare të klubit zviceran se është shumë i lumtur që puna i është shpërblyer me kontratë profesionale.

Ai ndihet i nderuar që do ta ketë rastin ta veshë fanellën e Baselit dhe beson se do të zhvillohet shumë si lojtar.

Në këtë sezon me Beselin U21, Bunjaku ka shënuar 1 gol në 14 ndeshje të luajtura.

Te skuadra zvicerane luajnë edhe Taulant Xhaka, Kemal Ademi dhe Edon Zhegrova.