Sport

Tribuna të zbrazëta e skuadra pa yje, Kupa FA vazhdon të pësojë rënie

Kupa FA kishte një lloj krenarie në futbollin anglez, por një fundjavë me tribuna të zbrazëta dhe shumë skuadra të ndryshuara, kanë treguar se ka pak romancë të mbetur për kupën, shkruan AFP.

Pas një orari të ngarkuar festiv me katër xhiro në Premier League brenda 13 ditëve nga Krishtlindja e deri në fillim të vitit të ri, kryetrajnerët e 20 skuadrave të elitës angleze në total kanë bërë 136 ndryshime për ndeshje të kupës, transmeton Koha Ditore.

Crystal Palace, Brighton dhe Aston Villa ishin skuadrat e vetme të Premier Leagues që paguan dëmin që pushuan titullarët ndaj kundërshtarëve të kategorisë së Dytë të Anglisë, ndërsa edhe shumë skuadra në rangjet më të ulëta shfrytëzuan rastin të bëjnë rotacione.

Të 24 skuadrat e Kategorisë së Dytë kanë bërë 171 ndryshime në përbërjet e tyre startuese.

Shumë tifozë shfrytëzuan mundësinë për një pushim pa futboll në fundjavë.

Cardiff City ishte pranë të thyente rekord për shikueshmërinë më të vogël që kur është shpërngulur në stadium të ri një dekadë më parë, me kapacitet 33 mijë ulëse.

Në barazimin 2:2 të shtunën me Carlislen ishin vetëm 5.828 shikues, për çka ishte hapur vetëm një nga katër tribunat.

“Mendoj se numri i madh i ndeshjeve gjatë kësaj periudhe e bën për tifozët të vështirë të përkrahin skuadrën në çdo ndeshje”, ka thënë kryetrajneri i Cardiffit, Neil Harris.

Ai nuk ka qenë i vetmi që ka bërë thirrje për ndryshim të orarit nëse dëshirohet që kupa të ringjallet....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)