Llapi forcohet me sulmuesin Raboshta, Prishtina synon Johnin Foto: KF Llapi

Llapi forcohet me sulmuesin Raboshta, Prishtina synon Johnin

06 January 2020 20:22

Sulmuesi nga Shqipëria, Jasmin Raboshta, është përforcimi i ri te skuadra e Llapit. Llapi të hënën e ka prezantuar Raboshtën, i cili më ekipin nga Podujeva ka firmosur kontratë deri në fund të këtij edicioni, me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

Raboshta, 29-vjeçar, në pjesën e parë të këtij edicioni ka luajtur te Vushtrria dhe ka shënuar katër gola. “Qendërsulmuesi shkodran, Jasmin Raboshta, nga dita e sotme është futbollist i Llapit. Raboshta ka nënshkruar kontratë me klubin deri në përfundim të këtij edicioni me mundësi vazhdimi edhe për një vit”, thuhet në njoftimin e Llapit.

Raboshta karrierë ka bërë edhe te Bylisi, Teuta, Kastrioti, Butrinti, Luftëtari, Pogradeci, Elbasani, Ada e Vllaznia. Krahas Raboshtës, Llapi ka transferuar edhe mbrojtësin Nertil Hoxhaj, gjithashtu nga Vushtrria, shkruan Koha Ditore. Ndërkohë, skuadra e Prishtinës pritet të forcohet me sulmuesin nigerian Otto John, i cili është pjesë e Skënderbeut.

John para tre edicioneve pati fituar titullin e kampionit në Kosovë me Trepçën ’89 dhe ishte shënuesi më i mirë në Superligë.

“Besoj se do të arrijmë të sjellim atë që kemi dashur dhe mund të konfirmoj se jemi afër pothuajse 95 për qind me Otto Johnin”, ka thënë trajneri i Prishtinës, Armend Dallku.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme