Mustafi pritet të largohet nga Arsenali në janar Foto: The Guardian

Mustafi pritet të largohet nga Arsenali në janar

05 January 2020 21:35

Shkodran Mustafi do të bisedojë me kryetrajnerin e Arsenalit, Mikel Arteta, për një largim potencial në afatin kalimtar të janarit, raporton “The Sun” të dielën.

Ish-reprezentuesi i Gjermanisë ka humbur vendin në skuadrën e Arsenalit.

Mustafit 27-vjeçar më herët i ishte thënë se është i lirë të largohet, mirëpo lëndimi që ka pësuar Callum Chambers nënkupton se ai mund të detyrohet të qëndrojë.

Mustafi u aktivizua në ndeshjen ndaj Chelseat, ku u lëndua Chambersi dhe u kritikua ashpër për rolin e tij në golin e fitores të Chelseat të shënuar nga Tammy Abraham.

Raportohet se Mustafi dhe agjenti i tij duan të qartësojnë të ardhmen deri në fund të këtij stinori, para se të kërkojnë skuadër të re.

Mustafi ka kontratë deri në verën e vitit 2021.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme