Sport

Baftiu merr vlerësimin e UEFA-s, përfshihet mes 50 talenteve në Evropë

Foto: FC Ballkani

Ansu Fati i Barcelonës, Mason Greenwood i Mancheter Unitedit, Reece James i Chelseat e Blendi Baftiu i Ballkanit. Sajti zyrtar i UEFA (Konfederata Evropiane e Futbollit) i ka bërë nder të madh të enjten futbollistit të Ballkanit nga Suhareka, Blendi Baftiu. 21-vjeçari është përfshirë në një listë së bashku me emra që vlerësohen lart në futbollin evropian, sa i takon së ardhmes.

“Pesëdhjetëshja e së ardhmes: Lojtarët që duhet të shikohen më 2020 sipas UEFA.com”, është titulli i shkrimit që UEFA e ka publikuar të enjten. Duke u bazuar në korrespodentët e saj, faqja zyrtare e UEFA-s ka përzgjedhur 50 lojtarë të talentuar që mund të jenë lajm i madh gjatë 2020-s. Renditja është bërë në bazë të alfabetit dhe Baftiu është paraqitur i dyti, pas Yacine Adli të Francës dhe Bordeauxit.

“Mesfushori sulmues i talentuar, Baftiu, ka hyrë në pushimin dimëror si top-shënues i Ligës së Kosovës me 10 gola në 17 ndeshje. Pritet të marrë ftesën e parë te seniorët gjatë 2020-s”, ka shkruar UEFA.com në arsyetimin për përfshirjen e Baftiut në listën e 50 lojtarëve të talentuar.

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)