Sport

Leicesteri mposht West Hamin

Foto: Reuters

Pas dy humbjeve radhazi Leicesteri ka arritur të gjejë rrugën e fitores.

Në xhiron e 20, Leicesteri e mposhti në udhëtim West Hamin me rezultat prej 2 me 1, transmeton Koha.net.

Në minutën e 12 mysafirët shpërdoruan rastin të kalojnë në epërsi, kur Gray nuk u tregua i saktë nga penaltia.

Megjithatë, ishte Iheanacho ai që shënoi golin e epërsisë në minutën e 40 pas asistimit nga Perezi.

Pas pesë minutave vendasit barazuan shifrat përmes Fornalsit.

E në pjesën e dytë golin e fitores për Leicesterin e shënoi Gray në minutën e 56.

Me këtë fitore Leicesteri tani ka 42 pikë dhe mban vendin e dytë. Derisa West Hami në vendin e 17 ka 19 pikë.