Sport

Mungesa e përkushtimit po iu kushton lojtarëve të talentuar të Kosovës

Mungesa e përkushtimit po iu kushton lojtarëve të talentuar të Kosovës
 

Është pritur që stinori vjeshtor të jetë i futbollistit të ri, Florent Muslija. Skuadra e tij, Hannoveri, ra nga Bundesliga në Bundesliga 2 të Gjermanisë. Kjo shpesh nënkupton më shumë hapësirë e përgjegjësi për lojtarët e rinj, në të cilët skuadra llogarit për periudha më të gjata.

Ai, po ashtu në vjeshtë, luajti tri ndeshje për Kosovën. Kosova pati fushatë të suksesshme dhe për një futbollist të ri shpesh paraqitja me përfaqësuese është shtytje e madhe në klub.