Sport

Klubi nga Bundesliga synon Xhakën

Foto: Sky Sports

Sipas “Sky Germany”, Hertha Berlin dëshiron të nënshkruajë me mesfushorin e Arsenalit, Granit Xhaka, në afatin kalimtar të janarit.

Kryetrajneri Jurgen Klinsmann, ish-sulmuesi i Tottenhamit, është në kërkim të një mesfushori dhe synon reprezentuesin zviceran, e ardhmja e të cilit është e pasigurt pas një përplajseje me tifozët e Arsenalit, raporton SkySports, transmeton Koha.net.

“Sky Germany” thotë se klubi i Bundesligës, i cili është në vendin e 13-të në tabelë, shpreson ta bindë Xhakën dhe Arsenalin për arritjen e një marrëveshjeje me një “paketë të ndjeshme financiare”.

Mendohet se Xhaka mund të jetë i hapur për një kalim në stadiumin “Olympia”, pasi atij iu hoq shiriti i kapitenit të Arsenalti nga ish-menaxheri i klubit Unai Emery.