Sport

Aston Villa “shkel” Liverpoolin për ta eliminuar nga Kupa EFL

Aston Villa ka mposhtur thellë Liverpoolin në çerekfinale të Kupës EFL për ta eliminuar nga kjo garë.

5 me 0 ishte rezultati përfundimtar, me Villan që fitoi ndaj Liverpoolit për të cilin u paraqitën lojtarë të rinj, sepse ekipi i parë nesër do të përballet me Monterreyn në Kupën e Botës për Klube.

Për Aston Villën Kodija realizoi dy gola, Hourihane e Wesley shënuan nga një gol, ndërsa Boyes i Liverpoolit shënoi gabimisht në portën e tij.