20:49

Ancelotti arrin marrëveshje me Evertonin

Carlo Ancelotti ka arritur marrëveshje për t’u bërë trajner i ri i Evertonit, sipas burimeve të “SkySports”.

Negociatat mes Evertonit dhe Ancelottit avancuan mirë të hënën dhe pritet që Ancelotti të zyrtarizohet si trajner i ri i klubit para ndeshjes ndaj Leicesterit të mërkurën në çerekfinale të Carabao Cup.

Trajneri i përkohshëm Duncan Ferguson do të jetë në krye edhe për ndeshjen ndaj Leicesterit, ndërsa ai do të mbesë pjesë e stafit të Ancelottit.

16:25

Ancelotti në bisedime me Evertonin

Carlo Ancelotti raportohet se është në bisedime me Evertonin për postin e kryetrajnerit, një javë pasi u shkarkua nga Napoli.

Edhe Arsenali ishte i lidhur me ish-trajnerin e Chelseat, PSG-së, Realit, Bayernit e Milanit, megjithatë mediave britanike, Evertoni tashmë ka nisur direkt kontaktet me trajnerin.

Evertoni që nga 5 dhjetori po udhëhiqet nga Duncan Ferguson, që zëvendësoi përkohësisht Marco Silvan e shkarkuar.

Ancelotti u shkarkua javën e shkuar për shkak të rezultateve të dobëta në Serie A. Ai është zëvendësuar nga Gennaro Gattuso.