Kloppi rinovon kontratën me Liverpoolin

Kloppi rinovon kontratën me Liverpoolin

13 December 2019 14:15

Jurgen Klopp konfirmoi besnikërinë ndaj Liverpool duke nënshkruar kontratë të re që e mbanë atë në krye të të kuqve deri në vitin 2024.

52-vjeçari mbërriti në “Anfield” në tetor të vitit 2015 dhe këtë vit arriti trofetë e parë me këtë klub duke ngritur lartë kupën e Ligës së Kampionëve dhe atë të Superkupës së Evropës.

Klopp po udhëheq Liverpool në krye të kampionatit anglez këtë sezon duke qenë tetë pikë më shumë se ndjekësi më i afërt dhe llogaritet si ekipi favorit për të fituar titullin për herë të parë që nga viti 1990.

Nga kontrata e re Klopp do të bëhet edhe një nga trajnerët më të paguar ndërkohë që bie poshtë edhe hipoteza që të marrë drejtimin e Kombëtares së Gjermanisë.

Klopp u shpreh i lumtur me kontratën e re ndërsa tha se asnjëherë nuk e kishte menduar të largohej nga kampionët e Evropës./kp

Komentet

Shto koment

Të ngjashme