Prishtina mposht Yllin në Superligë

Prishtina mposht Yllin në Superligë

11 December 2019 21:34

Sigal Prishtina ka shënuar fitore në ndeshjen e mbetur të xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në basketboll, duke e mposhtur Golden Eagle Yllin.

Ndeshja e zhvilluar të mërkurën mbrëma në Prishtinë është mbyllur me rezultatin 92:84 në të mirë të ekipit vendas. Kjo ndeshje është dashur të zhvillohet në fillim të muajit nëntor, por ishte shtyrë për shkak të angazhimeve të Sigal Prishtinës në FIBA Europe Cup.

Për Prishtinën, është fitorja e shtatë rresht në kampionatin e Kosovës, derisa Ylli pësoi humbjen e parë pas gjashtë fitoreve. Me këtë fitore, Prishtina është ngritur në kuotën e 25 pikëve pas 14 ndeshjeve të zhvilluara dhe mban pozitën e dytë. Ndërkohë, Ylli zë vendin e katërt me 24 pikë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme