Sport

Vidal mbetet te Barcelona

Vidal mbetet te Barcelona

Pavarësisht se emri i tij lidhet me një transferim të mundshëm te Interi apo Manchester Unitedi në janar, mesfushori Arturo Vidal do të mbetet te Barcelona.

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu në një intervistë të dhënë të hënën për mediumet spanjolle, ka insistuar se Vidal do të jetë pjesë e Barcelonës të paktën deri në fund të këtij edicioni.