Sport

Interi kërkon Marcos Alonson

Interi kërkon Marcos Alonson
 

Interi ka shprehur interesim për transferimin e mbrojtësit anësor të Chelseat, Marcos Alonso, njofton “Calciomercato” të dielën. Mbrojtësi i majtë kishte luajtur te Chelsea nën drejtimin e Antonio Contes, trajneri i tashëm i Interit.

Në të vërtetë ishte vetë Conte që e transferoi mbrojtësin e majtë te Chelsea nga Fiorentina në vitin 2016, transmeton Koha Ditore. Interi po mendon të huazojë Alonson me mundësi blerjeje në fund të stinorit.